OKB kërkon nga Gjermania shpjegim për dhunën policore

Nils Melzer

Raportuesi i posaçem i Kombeve të Bashkuara (OKB) për luftën kundër torturës, Nils Melzer, ka kërkuar nga Gjermania shpjegim për përdorimin e dhunës policore në protestat e mbajtura në Berlin kundër masave për koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në lajmet në median gjermane, thuhet se Melzer, profesori zviceran i drejtësisë, ka kërkuar nga qeveria gjermane shpjegim lidhur me pretendimet për policinë se ka përdorur forcë jo-proporcionale dhe ka treguar një qëndrim çnjerëzor në protestat në Berlin.

“Ka pamje shqetësues”, është shprehur Melzer, duke theksuar se ka prova të forta se policia ka shkelur të drejtat e njeriut në protesta.

Duke iu referuar videos ku një punonjës policie kap nga qafa dhe shtrin në tokë një grua, Melzer tha se “gruaja mund të humbiste jetën”.

Më tej, Melzer shprehu kritika ndaj policisë, e cila pavarësisht se në pamje nuk kishte ndonjë rrezik nga gruaja, përdori teknikën e vetëmbrojtjes në vend që të përdorte teknikën për parandalimin e vetëm një shkeljeje administrative.

Sipas Melzer, çdo rast duhet të qartësohet në mënyrë gjithëpërfshirëse.

“Çdo shkelje e qartë e rregullit që kryhet nga punonjësit e policisë duhet të ketë pasoja serioze. Përgjegjësit politikë nuk duhet t‘i nënvlerësojnë këto ngjarje. Është kategorikisht e papranueshme që policia të veprojë ndonjëherë në mënyrë kërcënuese për jetën kundër protestuesve të pambrojtur”, tha Melzer.

Mësohet se qeveria gjermane duhet t‘i japë përgjigje brenda 60 ditëve kërkesës së raportuesit të posaçëm të OKB-së për luftën kundër torturës. /aa