OKB merr faktet për bashkëpunim mes DAESH-it dhe regjimit të Assadit

Opozitarët sirianë bënë të ditur se Përfaqësuesit të Posaçëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për Sirinë, Staffan De Mistura i kanën paraqitur provat për bashkëpunim mes regjimit të Esadit dhe organizatës terroriste DAESH.

Në ditën e 5-të të bisedimeve të paqes për Sirinë, që zhvillohen në Gjenevë të Zvicrës, propozimeve të Staffan De Mistura-s delegacioni i opozitarëve iu përgjigjën me një propozim tjetër.

Propozimit të Misturas që të shqyrtohen njëkohësisht çështjet e administrimit të tranzicionit, kushtetuta dhe zgjedhjet, opozitarët iu përgjigjën duke thënë që “Fillimisht të arrijmë progres në çështjen e tranzicionit dhe pastaj në qoftë se shohim vullnet të mirë i shqyrtojmë edhe çështjet tjera”.

Delegacioni i opozitarëve gjithashtu kërkuan sqarim për grupet të cilat janë të afërta me udhëheqjet e Moskës dhe Kajros, por që veten e quajnë “opozitarë”.

Ndërkaq Mistura kërkoi nga opozitarët kohë për të shqyrtuar këtë çështje.

Nasir Hariri, Kryetari i Komisionit të Lartë për Negociata, i cili merr pjesë në bisedime në cilësinë e “grupit kryesor opozitarë”, i cilësoi këto bisedime si “pozitive”, ndërsa duke e bërë të ditur se do të takohen edhe me delegacionin e Rusisë tha se do të kërkojnë nga kjo e fundit ti bëjë presion regjimit të Sirisë.

Në përgjigje të pyetjes se “Çfarë do të ndodhë në qoftë se delegacioni i regjimit insiston në luftën kundër terrorit në vend të tranzicionit politik?”, Hariri tha se “Regjimi krijon zona tampon për të penguar Ushtrinë e Lirë Siriane për të luftuar kundër DAESH-it. Nuk dëshiron që kjo ushtri të shpall fitore kundër kësaj organizate terroriste dhe për këtë arsye krijon zona tampon”.

Duke e bërë të ditur se kanë prova për lidhje mes regjimit dhe DAESH-it, Hariri tha se këto prova i kanë paraqitur Mistura-s.

Forcat e regjimit, të cilat avancuan në drejtim të juglindjes së al-Bab-it që ndodhet nën kontrollin e Ushtrisë së Lirë Siriane, arritën deri në juglindje të Munbiçit që kontrollohet nga organizata terroriste separatiste PKK/PYD.

Në këtë mënyrë avancimi i forcave të Ushtrisë së Lirë Siriane, të cilat ndodhen në al-Bab në kuadër të operacioneve të Mburojës së Eufratit të filluara më 24 gusht 2016 nën udhëheqjen e Turqisë, në drejtim të jugut të qyteti Rakka është ndërprerë.

Forcat e regjimit krijuan një zonë tampon mes DAESH-it dhe Ushtrisë së Lirë Siriane dhe në këtë mënyrë do të siguroj mbrojtje për terroristët.