OKB shpalli armëpushim në kryeqytetin e Libisë

 Nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara, formacionet rivale të armatosura kanë arritur një marrëveshje mbi armëpushimin në kryeqytetin e Libisë, Tripoli, pas konflikteve disaditore, raporton Anadolu Agency (AA).

Misioni i paqes i OKB-së për Libinë uroi grupet rivale që kanë pranuar t’i japin fund përleshjeve dhe të zgjidhin krizën përmes dialogut.

“Nëse palët janë të pajtimit, dialogu i ardhshëm do të zhvillohet nën patronazhin e OKB-së dhe do të përkushtohet të vendos siguri në Tripoli”, theksohet në njoftim.

Palët janë pajtuar të lënë armiqësinë, të ndërpresin konfliktin dhe të respektojnë normat nacionale dhe ndërkombëtare ligjore për mbrojtjen e njerëzve dhe pronës.

Tripoli që nga 27 gushti është bastion i konflikteve të armatosura midis brigadave rivale nën kujdesin e Qeverisë së Unitetit Kombëtar të Libisë. Më shumë se 50 persona u vranë gjatë përleshjeve, ndërsa qeveria e unitetit kombëtar të dielën deklaroi një gjendje të jashtëzakonshme në kryeqytet.