Pajisja koinçidon me debutimin e çipit Snapdragon 8 Gen 3 dhe do të jetë ndër pajisjet e para me çipin e Qualcomm.
Javën e kaluar janë shfaqur disa raportime për flagshipin e ardhshëm të OnePlus, dhe falë OnLeaks dhe Smartprix, tashmë kemi një ide të qartë çfarë premton OnePlus 12.
Nëse kompania i përmbahet afateve të vitit të kaluar, telefoni do të mbërrijë këtë vit në Kinë dhe në fillim të vitit në vend të tjera të botës.
Lajmi i madh është një bateri masive prej 5400 mAh e cila është vendosur në një trup prej 6.7-inç. Zakonisht pajisje me këtë madhësi kanë bateri me kapaciteti prej 5000 mAh dhe nisur nga imazhet që tregojnë një telefon me një trashësi të ngjashme me atë të vitit të kaluar, mendojmë që kemi të bëjmë me një rritje të dendësisë së baterisë.
Pajisja koinçidon me debutimin e çipit Snapdragon 8 Gen 3 dhe do të jetë ndër pajisjet e para me çipin e Qualcomm. Shumë pak informacion ka rreth këtij çipi me përjashtim të faktit që ka një konfigurim 2+3+2+1 dhe të largojë mbështetjen për 32-bit për ta zëvendësuar me vetëm 64-bit.
Raporti i Smartprix thotë se pajisja do të ofrojë 16GB RAM LPDDR5X dhe 256GB memorie të brendshme me standardin UFS 4.0. së fundi telefoni do të vijë me karikim me kabëll prej 100Wdhe wireless prej 50W.








