OnePlus prezanton seritë 10-të të smartfonëve në Janar

Edhe njëherë tjetër OnePlus do të përdorë kamerat Hasselblad ndërsa ekrani 6.7-inç QHD+ vjen me frekuencën 120Hz.

OnePlus ka nisur përgatitjet për smartfonin e ardhshëm dhe me sa duket nuk duhet të presim shumë për të mësuar më tepër.

OnePlus 10 Pro do të debutojë në Janar shkruajti në rrjetin social Weibo CEO i kompanisë Pete Lau.

Nëse OnePlus zbulon smartfonin në Janar, do të jetë një ndryshim dramatik i axhendës së kompanisë e cila zakonisht e ka sjellë në Mars ose Prill, gjithnjë pas Samsung.

Sipas spekulimeve OnePlus do të prezantojë vetëm një model kësaj here në vend të qasjes së zakonshme me një variant bazë buxhetor dhe një model “pro”.

Gjithashtu OnePlus ka pasuar modelet flagship të çdo viti me një variant T që këtë vit mungoi me 9T.

Më herët Lau kishte thënë se seritë 10 vinë me sistemin operativ Android 13 të ri në bashkëpunim me Oppo. OnePlus dhe Oppo u bashkuan nën pronësinë e BBK Electronics këtë vit ku OnePlus u bë një nën markë e Oppo.

Edhe njëherë tjetër OnePlus do të përdorë kamerat Hasselblad ndërsa ekrani 6.7-inç QHD+ vjen me frekuencën 120Hz.

Lau ka konfirmuar edhe procesorin e ri të Qualcomm, Snapdragon 8 Gen 1. /PCWorld