Operacion kundës DHKP/C në Stamboll, 93 të arrestuar

Gjatë operacioneve kundër personave udhëheqës të grupit radikal të krahut të majtë terrorist DHKP-C në 93 provinca të Stambollit u arrestuan 93 nga 120 persona në kërkim, për të cilët ishte lëshuar urdhër-arresti, transmeton Anadolu Agency (AA).

Prokuroria e Përgjithshme e Stambollit ka lëshuar urdhër-arresti për 120 persona që besohet të kenë mbajtur poste përgjegjëse në “komunitetin e armatosur të propagandës”, “hapësirën e paligjshme”, “asamblenë e rezistencës” dhe “komitetin e terrenit”.

Ekipet nga Drejtoria për luftën kundër terrorizmit arrestuan 93 të dyshuar në 12 provinca të Stambollit.

Gjatë operacionit u sekuestruan sasi të mëdha të materialeve dixhitale. Operacionet për arrestimin e 27 të arratisurve vazhdojnë.