Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) që nga fillimi i operacionit “Dega e Ullirit” në rajonin kufitar sirian Afrin kanë neutralizuar gjithsej 2.940 terroristë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë thuhet se vazhdojnë operacionet ajrore dhe tokësore për neutralizimin e terroristëve, anëtarë të organizatave terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH.
Gjithashtu në deklaratë bëhet e ditur se në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” ka arritur në 2.940 numri i terroristëve të neutralizuar që nga fillimi i operacionit e deri më tani.
– TSK dhe ULS çlirojnë nga terroristët fshatin me rëndësi strategjike Kafr Jana
TSK dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS), kanë çliruar nga terroristët fshatin Kafr Jana në Afrin.
Gazetarët e AA-së nga terreni njoftuan se nga terroristët e YPG/PKK-DEASH është çliruar fshati Kafr Jana pranë qytezës Sheran e cila gjendet në verilindje të Afrinit.
Kafr Jana ka rëndësi për shkak se kontrollon rrugën që çon nga verilindja në Afrin, si dhe është nga linjat e rëndësishme të mbrojtjes së PYD/PKK-së në krahun lindor.
Gjithashtu Kafr Jana është vendbanimi i fundit i madh para qendrës së qytezës së Afrinit. Afrin përbëhet nga 6 qyteza si dhe një qendër të qarkut.
PYD/PKK kur i mori sinjalet për operacionin të gjitha përforcimet dhe linjat mbrojtëse i kishte formuar në qendrën e qytezës së Afrinit. Ndërsa civilët nga qytezat i kishte transportuar në qendrën e qytezës që t’i përdorë si mburojë e gjallë.
Që nga fillimi i operacionit, TSK dhe ULS kanë çliruar nga organizatat terroriste YPG/PKK-DEASH 155 pika, përfshirë katër qendra të qytezave, 121 fshatra, si dhe 30 pika kritike në Afrin.