Operacioni kundër terrorizmit në Londer, qëllohet një grua 20 vjecare

Një grua e moshës 20 vjecare është qëlluar nga policia britanike gjatë një operacioni kundër terrorizmit në Londër. Ajo është në gjendje kritike dhe ndodhet në spital.

Plagosja e saj ndodhi pasi oficerët bastisën një shtëpi në veri-perëndim të qytetit.

Në një deklaratë, policia tha se “kishte kryer nje bastisje te armatosur në nje shtëpi, bastisje e cila ishte e nevojshme për shkak të natyrës së inteligjencës me të cilën po merreshin.”

Gjashtë vetë janë arrestuar si pjesë e hetimit në të gjitha pronat e bastisura ne Londer dhe në Kent, në Anglinë juglindore.

Ata janë arrestuar për dyshime lidhur me kryerjen, përgatitjen dhe nxitjen e akteve terroriste.

Policia thotë se gjashtë arrestimet nuk janë të lidhura me incidentin e meparshem në Londër, kur një burrë që mbante thika ishte ndaluar pranë zyrës së kryeministrit.

27-vjeçari, thuhet se ishte në “radar të shërbimit të fshehtë”, dhe dyshohet për përgatitjen e një akti terrorizmi. /MESAZHI/