Osmani akuzoi Serbinë për testimin e dronëve: Ky është mesazhi që u jep fqinjëve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së se Serbia para pak ditësh në kufi me Kosovën, ka testuar dronët italianë, raporton teve.1info

Osmani tha se ky është mesazhi që Serbia po ua dërgon fqinjëve, kurse shtoi se në Kosovë mbrohen e avancohen të drejtat e serbëve.

“Pretendimet e Serbisë për spastrim etnik janë të rreme dhe të motivuara politikisht. Struktura ligjore e Kosovës i mbron dhe i avancon të drejtat e serbëve. E kundërta është e vërtetë. Rreth 500 mijë serbë janë larguar nga Serbia gjatë sundimit të Vuçiqit, e thotë Eurostat. Serbia mblodhi prani të paprecedentë ushtarake pranë kufirit tonë në fund të shtatorit. Ditë më parë testuan dronët iranianë në kufi. Kjo është mesazhi që u japin fqinjëve”, deklaroi Osmani.

Presidentja Osmani akuzoi Serbinë që edhe pas sa muajve, pjesëmarrësit e sulmit në Banjkës të Zveçanit ende janë duke u endur të lirë.

Ajo, në seancën e OKB-së, ka theksuar se këta persona po marrin edhe të holla nga institucionet serbe.

“Personat e dyshuar për sulmin në Banjskë sillen lirshëm nëpër Serbi po vazhdojnë të marrin kontrata të mëdha financiare nga Qeveria e Vuçiqit”, ka thënë Osmani.

E para vendit përmendi edhe kosovarët që janë ndaluar në pikat kufitare të Serbisë me Kroacinë dhe Hungarinë një ditë pasi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës u votua pro Kosovës.

“Një ditë pas një suksesi të Kosovës në KiE, Serbia eskaloi dhunën duke synuar qytetarët e Kosovës, duke u marrë dokumentat e duke i marrë në pyetje duke i lënë pa ushqim fëmijë dhe të moshuar. U burgos zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës duke i theksuar kështu përpjekjet e Serbisë për t’i kërcënuar serbët e Kosovës”, ka thënë Osmani.