Ballina Lajmet Kosovë Osmani: Fola me Emirin e Katarit, Kosova mbështet të drejtën e tij...

Osmani: Fola me Emirin e Katarit, Kosova mbështet të drejtën e tij për të mbrojtur sovranitetin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë me Emirin e Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, pas sulmeve të Iranit në territorin e këtij shteti.

Përmes një postimi publik, Osmani dënoi ashpër veprimet e Teheranit, duke i cilësuar ato si kërcënim për stabilitetin rajonal dhe sigurinë ndërkombëtare.

“E dënoj fuqishëm veprimet e regjimit iranian, të cilat paraqesin një kërcënim të qartë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal. Kosova qëndron në solidaritet të palëkundur me Katarin dhe popullin e tij”, ka deklaruar Osmani.

Ajo shtoi se Kosova e mbështet plotësisht të drejtën e Katarit për të mbrojtur sovranitetin e tij dhe riafirmoi përkushtimin e vendit ndaj paqes së qëndrueshme.