Ballina Lajmet Kosovë Osmani i shpreh përkushtimin për thellim bashkëpunimi zëvendëspresidentit amerikan

Osmani i shpreh përkushtimin për thellim bashkëpunimi zëvendëspresidentit amerikan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar në Paris me zëvendëspresidentin amerikan JD Vance.

Sipas Presidencës Osmani i ka konfirmuar atij përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit në fusha të interesit të përbashkët.

Po ashtu në njoftim thuhet se ajo i ka shprehur Vance mirënjohje për aleancën me SHBA-të.

“Në Paris, Presidentja Osmani takoi Zëvendës Presidentin amerikan J.D. Vance. Me këtë rast, ajo shprehu mirënjohjen e thellë për aleancën me SHBA-të, duke konfirmuar përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit në fusha të interesit të përbashkët”, thuhet në njoftim.