Osmani mirëpret deklaratën e Biden për veriun: Shtetet e Bashkuara, gjithmonë pranë Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas mbështetjes nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, karshi Kosovës lidhur me zhvillimet në veri.

Osmani thotë se ka mirëpritur deklaratën e Bidenit, lidhur me ndërmarrjen e veprimeve nëse ka destabilizime në veri.

“Shtetet e Bashkuara gjithmonë qëndrojnë pranë Kosovës dhe popullit të saj. Unë e mirëpres deklaratën e qartë të administratës së Bidenit, e cila thërret veprimet tejet destabilizuese të Serbisë kundër Kosovës:

Thirrjes për përgjegjësi për ata që planifikuan dhe kryen sulmin kundër Policisë së Kosovës.
Denoncimin e inskenimit e paprecedentë të njësive dhe artilerisë së avancuar ushtarake serbe përgjatë kufirit me Kosovën.
Armët e fshehura në veri të Kosovës paraqesin rrezik të madh si për Policinë e Kosovës ashtu edhe për trupat e NATO-s në Kosovë.
ShBA po punon me aleatët e NATO-s për të adresuar përpjekjet për të destabilizuar Kosovën dhe për të minuar sigurinë e të gjithë qytetarëve të saj.
Duke i bërë thirrje Serbisë që të tërheqë forcat nga kufiri dhe të ulë tensionet” ka shkruar Osmani
Presidentja shtoi se Kosova mbetet e përkushtuar në bashkëpunimin e saj të ngushtë me ShBA-në dhe aleatët e tjerë në NATO, për të adresuar sfidat e sigurisë dhe për të mbrojtur lirinë e fituar me vështirësi