Owen: Unitedi as në top gjashtë, janë skuadër e mesit të tabelës

Michael Owen ka bërë një deklaratë befasuese për formën aktuale të Manchester United.

Legjenda e Djajve të Kuq ka thënë se me formën aktuale të skuadrës, do të thotë se ata janë një ekip mesatar që mund ta sigurojnë vetëm mesin e tabelës.

“Mendoj se Manchester United aktualisht është një skuadër që mund të qëndrojë në mesin e tabelës. Nuk mendoj se ata do të jenë në top gjashtë në këtë sezon”, ka thënë Owen.

“Mesi i tabelës është diçka e arritshme për ta, por vetëm fakti se ne po e zhvillojmë këtë bisedë, është diçka shqetësueses”.

 “Kjo është skuadra me e dobët e Unitedit për më shumë se një dekadë, ata nuk kanë koncept se si ta fitojnë një lojë dhe si duhet luftuar për fanellën”, ka shtuar më tej legjenda e skuadrës angleze.

Forma e dobët e Unitedit ka bërë që të vihet në dilemë edhe e ardhmja e Ole Gunnar Solskjaer që mund të shkarkohet para Krishtlindjeve. /Telegrafi/