Ozil transferohet në Barcelonë?

Barcelona mund të bëjë një lëvizje sensacionale në tregun e transferimeve në muajin janar.

Bëhet fjalë për mesfushorin e Arsenalit, Mesut Ozil, në drejtim të cilit mund të shkojë një ofertë nga Barcelona, raportojnë mediet në Angli, përcjell lajmi.net.

Sekretari tenik, Robert Fernandez, dëshiron që skuadra të rikthehet prapa dhe të tentojë sërish me Philippe Coutinhon, të cilin dështuan ta transferojnë në verën e fundit.

Por, të njëjtin mendim me Fernandez, nuk po e ndanë Pep Segura, drejtori i përgjithshëm i klubit.

Segura është i interesuar për opsione tjera, dhe situata e Ozil te Arsenali, ka bërë që gjermani të shndërrohet në alternativën numër një.