Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Pacientët me kancer në Gaza përballen me “vdekje të ngadaltë” pas mbylljes...

Pacientët me kancer në Gaza përballen me “vdekje të ngadaltë” pas mbylljes së spitaleve

Qendra Palestine për të Drejtat e Njeriut (PCHR) ka ngritur alarmin për mungesën e trajtimit për pacientët me kancer në Rripin e Gazës, pasi Spitali Evropian në Khan Younis ka dalë jashtë funksionit për shkak të sulmeve izraelite këtë muaj.

“Me këtë krim të tmerrshëm, Izraeli ka shuar shpresën e fundit për pacientët me kancer në Gaza që të marrin trajtim brenda territorit, duke i dënuar ata me një vdekje të ngadaltë,” thuhet në deklaratën e PCHR.

Janë rreth 11,000 pacientë me kancer në Rripin e Gazës që nuk kanë trajtim të përshtatshëm dhe kujdes shëndetësor për shkak të sulmeve të vazhdueshme izraelite.

Sipas tyre, Ministria Palestinene e Shëndetësisë ka bërë të ditur se “shërbimet e kimioterapisë dhe ndjekja mjekësore për pacientët me kancer janë ndërprerë plotësisht” për shkak të mbylljes së spitalit.

PCHR ka bërë thirrje që Izraeli të mbahet përgjegjës për vdekjet e pacientëve dhe u ka kërkuar institucioneve ndërkombëtare të ndërhyjnë për të garantuar lirinë e lëvizjes së pacientëve që kërkojnë trajtim jashtë Gazës. /mesazhi