Pagat në arsim, ja shifrat me koeficientin e ri

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur sot se vlera e koeficientit të pagave do të jetë 105. Sa do të paguhen mësimdhënësit në bazë të kësaj shifre?

Ligji për paga i publikuar para pak javësh në gazetën zyrtare ka zbuluar koeficientin e pagave.

Duke e llogaritur vlerën e koeficientit të ri, këto janë pagat bruto që do të marrin stafi arsimor:

Drejtore/i e/i Shkollës së Mesme të Lartë, do ta ketë pagën bruto 661 euro.

Drejtore/i e/i Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët do ta ketë pagën bruto 651 euro.

Zëvendës Drejtore/i e/i Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët do të marin pagën bruto 630 euro.

Mësimdhënës/e në Shkollës Speciale (Qendra Burimore) do të marrin pagën bruto 609 euro.

Mësimdhënës/e në Shkollë fillore dhe të Mesme të Ulët do t marin pagën bruto 588 euro, kurse Edukator/e do ta kenë 546 euro