Palestinezët festojnë largimin e barrierave në Al Aksa

Heqja e pajisjeve të instaluara të sigurisë nga xhamia e shenjtë Al Aksa u pasua me festime nga qindra palestinezë, që po qëndronin jashtë “Portës së Luanëve” të Qytetit të Vjetër.

Detektorët e metalit, të cilët ishin mjaft diskutabil, janë hequr në mbrëmjen e së mërkurën, ndërsa kamerat e sigurisë që ishin montuar më parë u larguan.

Fishekzjarret dhe brohoritjet “Zoti është i Madh” mbizotëronin në qytet. /MESAZHI/