Palestinezët shënojnë “Ditën e Katasrofës” mes zemërimit për vrasjen e gazetarës – VIDEO

Përvjetori solemn vjen në një kohë kur shumë janë të zemëruar nga vrasja e gazetares veterane të Al Jazeeras pionerës së çështjës Palestineze Shireen Abu Akleh.

Më 15 maj 1948, Izraeli u krijua si shtet me shumicë hebreje në kurriz të dëbimit me forcë të rreth 750,000 palestinezëve.

Dita më pas është përkujtuar çdo vit si Dita Nakba.

Fjala “Nakba” do të thotë “katastrofë” në arabisht dhe i referohet spastrimit etnik sistematik të dy të tretave të popullsisë palestineze në atë kohë nga paraushtarakët sionistë midis viteve 1947-1949 dhe shkatërrimit pothuajse total të shoqërisë palestineze.

Forcat sioniste kishin marrë më shumë se 78 për qind të Palestinës historike, kishin spastruar dhe shkatërruar etnikisht rreth 530 fshatra dhe qytete dhe vranë rreth 15,000 palestinezë në një seri mizorishë masive, duke përfshirë më shumë se 70 masakra.

Ky vit shënon 74 vjet Al-Nakba, ose përvojën palestineze të shpronësimit dhe humbjes së atdheut.

Përvjetori i sivjetmë vjen në një kohë ku shumë janë të zemëruar nga vrasja e gazetares veterane të Al Jazeera-s, Shireen Abu Akleh e cila ia kushtoi tërë jetën e saj çështjës palestineze duke ofruar lajme nga vendi i ngjarjeve si raportuese lajmesh.

Gazetarja e Al Jazeera-s, Shireen Abu Akleh, u qëllua për vdekje gjatë një bastisjeje të forcave izraelite në Jenin të mërkurën (11 Maj 2022).

Dita e sotme u shënua me aktivitete te llojllojshme si ne Bregun Perendimor te Pushtuar po ashtu edhe në Gazën e rrethuar dhe rajonet tjera ku jetojnë palestinezët. /mesazhi