Pamje tragjike nga Gaza: Paketa ndihmash vret një fëmijë palestinez

Pamje të publikuara online tregojnë pakot e ndihmave të kufizuara që hidhen nga ajri mbi Gazë duke rënë me shpejtësi të madhe, teksa palestinezët e uritur përpiqen të sigurojnë ushqim.

Në një video shihet një pako që godet një person në kokë. Një tjetër, e verifikuar nga Al Jazeera, tregon momentet e para pasi një kuti ra mbi një fëmijë, i identifikuar nga mediat lokale si Muhannad Zakaria Eid, ndërsa ai po përpiqej të merrte ndihmë pranë zonës Netzarim në Gazën qendrore.

Në vendngjarje, njerëzit u mblodhën rreth trupit të tij të mbuluar me gjak, duke tentuar t’i jepnin ndihmën e parë. Më vonë, mediat lokale publikuan pamje nga morgu i spitalit, ku babai i tij shihet duke e përqafuar dhe vajtuar. /mesazhi