Papa kërkon falje për skandalet në kishën katolike

Kreu i kishës katolike Papa Françesku ka kërkuar falje për “skandalin dhe tradhtinë”, të cilin e kanë përjetuar viktimat e abuzimit seksual në qarqet kishtare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Papa po qëndron në vizitën e parë në katër dekadat e fundit në Irlandë, kurse dje u takua me tetë viktima të abuzimit seksual dhe u premtoi luftë efikase për çrrënjosjen e këtij problemi nga kisha.

“Askush nuk guxon të mbetet indiferent nga rrëfimet e të rinjve të cilët kanë përjetuar abuzime, të cilëve u është marrë virgjëria, të cilëve u kanë mbetur gjurmë”, ka thënë sot Papa para rreth 45 mijë njerëzve në një shenjtore në Knock në perëndim të Irlandës

Ai porositi se kjo plagë e hapur është një sfidë që kompetentët në kishë të jenë më të vendosur në luftën për të drejtën dhe drejtësinë.

“Lutemi për falje për këto mëkate, për skandalin dhe tradhtinë të cilin e kanë përjetuar shumë të tjerë në familjen e Zotit”, ka thënë Papa Françesku.

Papa pas vizitës në Knock do të kthehet në Dublin, ku me rastin e Takimit Botëror të Familjes do të mbajë një meshë para rreth gjysëm milioni njerëzve në parkun Phoenix.