Presidenti amerikan, Donald Trump ka dalë me një reagim tjetër në mediat sociale lidhur me raportimet për vendosjen e minave në Ngushticën e Hormuzit nga Irani. Trump në Truth Social shkruan se SHBA ka goditur 10 varka të cilat po vendosin mina në zonë.
Ai shtoi se do të ketë edhe raste të tjera ndërsa në një postim të mëparshëm bëri thirrje që Irani të heqë menjëherë minat përndryshe do të ketë pasojë të rëndë për të.
“Kam kënaqësinë të njoftoj se brenda pak orëve të fundit, kemi goditur dhe shkatërruar plotësisht 10 varka dhe/ose anije joaktive që vendosnin mina, dhe do të ketë edhe të tjera”, shkruan Trump.








