Paralajmëron Erdogani: SHBA po luan me zjarrin

Turqia ka paralajmëruar se koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të është ‘duke luajtur me zjarr’ lidhur me planin e saj për të ngritur një forcë të re kufitare të përbërë nga 30,000 aleatë të milicisë siriane.

Mbështetja e Uashingtonit për forcat e dominuara nga kurdët në Siri ka zemëruar shumë Ankaranë.

“Ashtu si nuk e lejojmë organizatën terroriste separatiste Partia e Punëtorëve të Kurdistanit apo PKK të veprojnë brenda kufijve tanë, ne jemi gjithashtu të vendosur për t’i zmbrapsur ata në anën tjetër të kufirit tonë.

Në ditët në vijim, me lejen e Zotit do të vazhdojmë operacionin për të pastruar kufirin tonë jugor nga terrorizmi, për të cilin hapi i parë u mor me operacionin ushtarak të Mburojës së Eufratit, me rajonin Afrin të Sirisë, i cili është nën kontrollin kurd “, tha Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan.

Zëdhënësi i Erdoganit i quajti zhvillimet e fundit ‘shqetësuese’ dhe ‘të papranueshme’.

Një deklaratë nga ministria e jashtme përsëriti qasjen e pasaktë të SHBA, duke shtuar se ishte e vendosur dhe e aftë të eliminonte të gjitha llojet e kërcënimeve.

Rusia, e cila mbështet forcat e presidentit sirian Bashar al-Assad në luftën civile, ka thënë se një zonë e kontrolluar nga rebelët e mbështetur nga SHBA mund të çojë në shkatërrimin e Sirisë. /Mesazhi/