Paralajmëron Zemaj: Jemi të detyruar t’i ashpërsojmë edhe më tej masat antiCovid

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka paralajmëruar ashpërsim të masave antiCovid.

Zemaj këtë paralajmërim e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku ka thënë se Duke u bazuar në rritjen e rasteve pozitive në dy javët e fundit, do të jenë të detyruar që edhe më tej t’i ashpërsojnë masat.

Ai ka thënë se për këtë e ka njoftuar edhe komandantin e KFOR-it Michele Risi, me të cilin ka bashkëbiseduar për aktualitetin dhe shqetësimin lidhur me luftimin e virusit Covid 19.

Ky është postimi i tij i plotë:

Në takim me komandantin e KFOR-it, Gjeneral major Michele Risi, kemi bashkëbiseduar për aktualitetin dhe shqetësimin lidhur me luftimin e virusit Covid 19.

Duke u bazuar në rritjen e rasteve pozitive në dy javët e fundit, do të jemi të detyruar që edhe më tej t’i ashpërsojmë masat.

Është vlerësim i përbashkët që para së gjithash, për siguri, duhet ta ruajmë shëndetin publik, andaj edhe duhet të veprojmë për të parandaluar përkeqësimin e gjendjes.

E falenderova Gjeneralin për tërë përkushtimin që ofron KFOR-i për sigurinë e qytetarëve tanë, paqes dhe stabilitetit në gjithë territorin e Kosovës.

Të veprojmë menjëherë, duke shmangur levizjet e panevojshme, të qëndrojmë në shtëpi dhe të respektojmë masat anti Covid!