Parashikimi i motit për sot

Sot në Kosovë pritet të ketë reshje të shiut, ndërsa temperaturat maksimale do të arrin në 29 gradë Celsius, kurse ato minimale në 14 gradë Celsius, njofton Instituti Meteorologjik i Kosovës.

“Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të çrregullta të cilat gjatë ditës, kryesisht në pjesën e dytë të ditës parashihen të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Në fushat termike dhe barike priten rënje të lehta.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 14-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 27-29 gradë Celsius.Indeksi UV do ti regjistroj vlerat e mesatares, që nënkupton se nuk ka rrezik nga rrezet direkte të diellit. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe më tej nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s”, njofton IHMK.