Partia Laburiste fiton zgjedhjet parlamentare

Anthony Albanese

Partia Laburiste e liderit të opozitës Anthony Albanese ka fituar zgjedhjet parlamentare të Australisë, sipas një parashikimi të transmetuesit “ABC”.

Partia Socialdemokrate do të jetë në gjendje të formojë një qeveri të pakicës, por gjithashtu mund të marrë vota të mjaftueshme për një qeveri të shumicës.

Sipas rezultateve paraprake, partia mund të fitojë të paktën 71 vende në Senat, nga 76 për të arritur shumicën. Sipas të dhënave, koalicioni konservator nën drejtimin e kryeministrit Scott Morrison ka fituar vetëm 49 vende. /atsh