Pas 15 vitesh Intel ndryshon emërtimin e procesorëve

Është një ndryshim i madh për Intel që ka përdorur brendin “i” prej 15 vitesh. Procesorët e segmentit të lartë do të përfshijnë fjalën “Ultra” në emërtimin e tyre dhe në praktikë do të ngjante Intel Core Ultra 9.

Ditën e Enjte Intel vendosi të “pastrojë” markën e procesorëve me shpresën se do të jetë më i lehtë për tu kuptuar.

Duke filluar me gjeneratën e ardhshme Meteor Lake të procesorëve, kompania do të distancohet nga emërtimi tradicional i3/i5/i7/i9 në favor të një koncepti të ri Core 3/5/7/9.

Intel thotë se ribrandimi është në përputhje me kërkesat e konsumatorëve dhe thjeshtimi i emrave të procesorëve do të jetë një ndryshim i reflektuar në tekstin dhe etiketën e tyre.

Është një ndryshim i madh për Intel që ka përdorur brendin “i” prej 15 vitesh. Procesorët e segmentit të lartë do të përfshijnë fjalën “Ultra” në emërtimin e tyre dhe në praktikë do të ngjante Intel Core Ultra 9.

Në lidhje me këtë ribrandim, asgjë nuk ka ndryshuar sa i takon renditjes ku sa më i lartë numri aq më i shpejtë procesori. Normalisht modelet Core Ultra do të kenë më shumë shpejtësi dhe fuqi.

Marka e re e procesorëve Intel është shumë e ngjashme në skemë me mënyrën sesi AMD ka emërtuar procesorët Ryzen. Një shembull sesi skema do të duket dhe sesi mund të kishte qenë pa ribrandimin për generatën e 14-të Meteor Lake vijon si më poshtë:

  • E vjetra: Intel Core i9-14900K
  • E reja: Intel Core Ultra 9 14900K
  • E Reja: Intel Core 9 14900K
  • AMD Ryzen 8 7950X

Marka e re e procesorëve mund të jetë ngatërrues për shumë përdorues të cilët 15 vitet e fundit janë mësuar me skemën e vjetër. Ndryshimi vjen në një kohë kur Intel dhe AMD janë më pranë njëri-tjetrit.

Me gjeneratën e 13-të Raptor Lake Intel rifitoi lidershipin gaming ndaj Ryzen 5000 të AMD por që ky i fundit u përgjigj me Ryzen 7000 dhe Ryzen 7000 X3D.