Pas dekadash pritje Windows integron shpaketimin e skedarëve 7-Zip dhe RAR

Njoftuar për herë të parë në muajin Maj, përditësimi i shumëpritur me emrin e koduar “Moment” i Windows 11-ës, sjell disa veçori të reja.

Ndërsa pritej prej kohësh, Windows 11 tashmë mund të shpaketojë disa prej skedarëve më popullor të kompresimit në ueb.

Njoftuar për herë të parë në muajin Maj, përditësimi i shumëpritur me emrin e koduar “Moment” i Windows 11-ës, sjell disa veçori të reja. Krahas funksionaliteteve AI në formën e Copilot AI, Windows 11 tashmë mund të aksesojë formatet 7-Zip, RAR, GZ dhe disa të tjera shumë popullore pa pasur nevojë për një aplikacion të palëve të treta.

Për të shtuar këtë funksionalitet u desh një kohë shumë e gjatë duke qenë se mbështetja për ZIP u shtuar që në Windows ME. Miliona përdorues tashmë nuk kanë pse të përdorin programe si WinRAR ose 7-Zip.

Formatet .tar, .tar.bz2, .tar.zst. .tar.xz. .tgz, .tzst. and .txz. mund të shpaketohen të gjithë në Windows 11.

Opsioni duhet të jetë i disponueshëm nga dita e sotme pasi të keni përditësuar Windows 11 me përditësimin KB5031455 duke aktivizuar opsionin “Get the latest updates as soon as they are available”.

Përditësimi Moment 4 automatikisht do të dërgohet tek të gjithë përdorusit e Windows 11-ës më 14 Nëntor.