Pas Instagram, Meta lançon NFT-të në Facebook

Sipas Decrypt, Facebook do të lejojë përdoruesit të lidhin portofolët e tyre dixhitalë me rrjetin social siç munden edhe në Instagram.

Tokenët jo të këmbyeshëm kanë mbërritur më në fund në Facebook. Meta konfirmoi se disa përdorues në SHBA mund të postojnë koleksionet e tyre në profile.

Ndërsa mbetet e paqartë se kur funksionaliteti do të bëhet i disponueshëm për më shumë përdorues, Meta tha se do të jetë një lançim gradual dhe i ngadaltë.

Menaxheri i produktit të Meta Navdeep Singh ka postuar fotot e integrimit të NFT-ve në rrjetin social Twitter dhe është një implementim i ngjashëm me atë të Instagram.

Krijuesit mund të postojnë koleksionet e tyre si përditësime statusi ku njerëzit mund të komentojnë dhe reagojnë ndërsa klikimi tregon informacione rreth punimit.

Sipas Decrypt, Facebook do të lejojë përdoruesit të lidhin portofolët e tyre dixhitalë me rrjetin social siç munden edhe në Instagram.

Aktualisht Facebook mbështet NFT-të e krijuara në Ethereum dhe Polygon ndërsa pritet së shpejti të mbështesë Solonën dhe Flow.

Në muajin Maj Meta filloi të testonte integrimin e NFT-ve të Instagram. /PCWorld Albanian