Pas lëndimit të tre punëtorëve të “Bechtel – Enka”, bllokohet rruga nacionale Kaçanik – Hani i Elezit

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se është bllokuar rruga nacionale Kaçanit- Hani i Elezit, pas incidentit të sotëm, ku u lënduan tre punëtor të “Bechtel-Enka”.

Në orët e paditës ka ndodhur një rrëshqitje e pjesërishme e një vinçi në hapësirat punuese të autostradës “Arbën Xhaferi”, konkretisht në segmentin e fundit të pjesës së urës, thuhet një njoftimin e ministrisë.

“Me këtë rast, kanë pësuar lëndime 3 punëtorë, për të cilët Ministria e Infrastrukturës është informuar se kanë marrë lëndime të lehta, për të cilat Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, ju dëshiron shërim të shpejtë”.

“Me qëllim të sigurisë në komunikacion gjatë intervenimit të ekipeve përkatëse, rruga nacionale N2, që lidh Kaçanikun me Hanin e Elezit dhe pikën kufitare me Maqedoninë, do të bllokohet për një periudhë kohore prej 3 orëve”.Ministria po ashtu ka kërkuar nga qytetarët që të shmangin qarkullimin në këtë rrugë për kohën e përcaktuar.