Pas një viti luftë, Zelensky takohet me ministrin e Jashtëm saudit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është takuar sot në Kiev me ministrin e Jashtëm saudit, Princin Faisal bin Farhan Al Saud.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është takuar sot në Kiev me ministrin e Jashtëm saudit, Princin Faisal bin Farhan Al Saud.

Ky takim vjen pasi Vladimir Putin e cilësoi konfrontimin me Perëndimin për luftën në Ukrainë, si një betejë ekzistenciale për mbijetesën e Rusisë dhe popullit rus.

Pas një viti luftë në Ukrainë, presidenti rus po e prezanton gjithnjë e më shumë luftën si një moment të ri në historinë e vendit që drejton. Ai ka deklaruar se beson që e ardhmja e Rusisë dhe popullit të saj është në rrezik.

NATO dhe Perëndimi e hedhin poshtë një narrativë të tillë, duke deklaruar se objektivi i tyre është të ndihmojnë Ukrainën të mbrohet kundër një sulmi të paprovokuar.