Pas uraganit Irma, WFP i premton Kubës ndihmë prej 5,7 milion dollarë

Programi Botëror i Ushqimit (WFP) ka njoftuar se do të dërgojë ndihma urgjente humanitare në Kubë me vlerë 5.7 milionë dollarë për të ndihmuar rimëkëmbjen e vendit nga pasojat e stuhisë shkatërruese Irma, raporton Anadolu Agency (AA).

Kreu i WFP-së, David Beasley, vizitoi Havanën dhe njoftoi dërgimin e 1.5 milion dollarëve në ndihmë urgjente ushqimore, kurse në katër muajt e ardhshëm, pakon e re të ndihmave në vlerë totale prej 5.7 milionë dollarë amerikanë.

Organizatat humanitare menjëherë do të fillojnë të shpërndajnë oriz dhe bizele për banorët e rajoneve të rrezikuara.

Bilanci i dëmeve të shkaktuara nga Irma javën e kaluar në Kubë ende po verifikohet nga terreni, por OJQ-të dhe agjencitë e OKB-së tashmë kanë paralajmëruar se ishulli ka nevojë për ndihmë ndërkombëtare për të dalë nga kriza.

Uragani shkatërrues që godit Kubën shkaktoi 10 të vdekur dhe nga ai u prekën 13 nga 15 krahinat e saj.