Pastiço e shpejtë në tigan

Nuk po i hyjmë fare diskutimit nëse pastiçoja është pjatë shqiptare, greke, italiane apo turke, dimë vetëm t’ju themi që është një nga ato gatesa të cilave vështirë se mund t’u rezistojë njeri. Dhe kjo e sotmja është e veçantë dhë për të lëpirë gishtat.

PËRBËRËSIT: 250 g spaghetti (mund ta bëni dhe me lloj tjetër makaronash), pancetë, 100 g djathë Grana ose lloj tjetër, djathë Provolone,  3 vezë, kripë dhe piper i zi.

PËRGATITJA: Vendosim makaronat të ziejnë. Në një tigan skuqim pancetën pa vaj deri sa të bëhet krokantet dhe e shtojmë te makaronat pasi të jenë zier.
Në një enë rrahim vezët, shtojmë djathin Grana, pak kripë dhe piper. Më pas hedhim makaronat me pancetën dhe djathin Provolone.
E kalojmë në tigan dhe e pjekim në zjarr të ngadaltë derisa të marrë ngjyrë të artë. E kthejmë nga ana tjetër dhe pasi është bërë gati, e shërbejmë. Ju bëftë mirë!