Pedro nënshkruan kontratë të re me Chelsean

Sulmuesi spanjoll pëlqehet nga trajneri Maurizio Sarri.

Pedro do të qëndrojë te Chelsea të paktën deri në vitin 2020.

Spanjolli u transferua në Stamford Bridge në vitin 2015, nga Barcelona për 30 milionë euro.

I lumtur për marrëveshjen e re me klubin, Pedro pret që të fitojë shumë trofe me “Blutë”.

“Jam shumë i lumtur në këtë klub, me shokët e skuadrës, tifozët dhe klubin në përgjithësi”, ka thënë Pedro. “Është e rëndësishme për mua që të vazhdoj me Chelsean, dhe dua që me kontributin tim ta ndihmoj ekipin për të fituar trofe”, ka përfunduar ai.