Pentagonit i është kërkuar që të furnizohet me 20 mijë shtretër për të strehuar në bazat ushtarake fëmijët emigrantë që mbahen pas hyrjes së paligjshme në SHBA.
Këto shtretër janë për fëmijët e pashoqëruar.
Në dekretin e nënshkruar të mërkurën për dhënien fund ndarjes në kufi të familjeve të migrantëve të paligjshëm, Donald Trump i urdhëroi Departamentin e Mbrojtjes për të vënë në dispozicion nëse do të është e nevojshme çdo ndërtesë që mund të përdoret për të strehuar migrantët, si dhe për të ndërtuar ambjente të reja.
Zonja e Parë Melania Trump vizitoi një objekt për fëmijët emigrantë në Teksas duke thënë se donte që ata të ribashkohet me familjet e tyre.







