Për familjen dhe jetën

Me thirrjen “Mbështete peticionin për familjen dhe jetën” është lansuar peticioni online.

Peticioni është lansuar nga Platforma “Për familjen dhe jetën” e cila është bashkim i qytetarëve, intelektualëve, shoqërisë civile dhe aktivistëve, për të kundërshtuar në mënyrë të organizuar dispozitat juridike të draft – Kodit Civil të cilat legjitimojnë martesat midis gjinive të njëjta.

Sipas kësaj platforme kundërshtimi i këtij draft – Kodi Civil ka të bëjë me disa dispozita, të cilat e cenojnë direkt familjen tradicionale shqiptare.

Sipas tyre “familja natyrshëm ngrihet mbi martesën ndërmjet një burri dhe një gruaje. Kjo është esenca antropologjike e themelit të ekzistencës së fëmijëve.” /perfamiljen.com

Ja edhe linku i peticionit online:

https://chng.it/5rjtLM7Zcw