Për herë të parë Rusia paguan borxhin e jashtëm në rubla

Rusia ka paguar sot për herë të parë borxhin e saj të jashtëm me rubla dhe jo dollarë, duke shlyer një pagesë për një eurobond që arrin vlerën e 649.2 milionë dollarëve.

Ministria e Financave e Rusisë transferoi rubla për të bërë pagesën, e cila supozohej të bëhej në dollarë, pasi një bankë amerikane refuzoi të ekzekutonte transfertën në dollarë për shkak të sanksioneve të rrepta ndaj Moskës pas pushtimit të Ukrainës.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha sot se Rusia nuk kishte asnjë arsye për të shpallur falimentimin.

“Rusia ka të gjitha burimet e nevojshme për të paguar borxhet e saj të jashtme”, tha Peskov duke shprehur shqetësimin se “shuma të konsiderueshme” të rezervave valutore të Rusisë ishin ngrirë në llogaritë bankare jashtë vendit.

“Nëse kjo gjendje vazhdon, Rusia do të detyrohet të bëjë pagesa ekskluzivisht në rubla”, tha Peskov, duke shtuar se “falimentimi artificial” i Rusisë mund të ndodh vetëm nëse bllokohen edhe pagesat me rubla.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki deklaroi sot se Moska kishte mundësi të zgjidhte mes zbrazjes së rezervave të saj të çmuara valutore dhe shpalljes së falimentimit të shtetit. /atsh