Përditësimet BIOS të Asus, Asrock dhe Gigabyte konfirmoi gjeneratën e re të procesorëve Intel

Këto përditësime i referohen disa procesorëve desktop Intel të pa prezantuar duke parapërgatitur përdoruesit të cilët mund të blejnë modelet më të fundit nga Intel.

Është spekuluar kohët e fundit se një linjë e re procesorësh desktop nga Intel do të vijë drejt fundit të vitit. Ndërsa kompania nuk ka konfirmuar zyrtarisht asgjë përtej procesorëve të laptopëve, përditësimet e fundit BIOS nga prodhuesit e pllakave amë si Asus, Asrock dhe Gigabyte konfirmojnë rifreskimin e procesorëve Raptor Lake Refresh që po vjen.

Këto përditësime i referohen disa procesorëve desktop Intel të pa prezantuar duke parapërgatitur përdoruesit të cilët mund të blejnë modelet më të fundit nga Intel.

Përditësimet filluan të shfaqen për Gigabyte B660, B760 dhe Z790 në fund të muajit Maj dhe fillim Qershorit duke përmendur mbështetjen për procesorët e ardhshëm Intel po pa i emërtuar.

Përditësime me tituj të ngjashëm u shfaqen për Asrock B760 dhe Asus Z790 javën e kaluar ndërsa MSI është i vetmi që nuk ka reaguar ende. Përdoruesit e pllakave amë nga Sus, Asrock ose Gigabyte të cilët mbështetin foletë LGA1700 të cilët planifikojnë të përditësojnë procesorët e tyre, duhet të kontrollojnë vazhdimisht për versionet e fundit BIOS.

Mendohet që procesorët në fjalë janë gjenerata e 14-të Raptor Lake Refresh dhe për herë të parë një fole procesorësh do të mbështetë tre gjenerata të ndryshme.