Përditësimi i parë i Google për Pixel 8 Pro për 2024 sjell funksionalitetin e termometrit

Rezultatet e termometrit shfaqen në profilin e Fitbit dhe mund të integrohen me indikatorë të tjerë të shëndetit.

Google po lançon përditësimin e parë të 2024 për telefonët Pixel duke sjellë funksionalitete të reja shëndeti dhe mjete AI.

Mbase gjëja më interesante është një termometër funksional i cili është i disponueshëm vetëm për modelin e fundit Pixel 8 Pro. Ky funksionalitet pritej prej disa muajsh sepse vetë telefoni përmban një sensor temperature dhe natyrisht termometri funksioni më i arsyeshëm i tij.

E gjitha që duhet të bëni është të skanoni ballin përpara kuptuar nëse dhimbja e kokës është thjeshtë nga qëndrimi përpara ekraneve apo keni temperaturë.

Rezultatet e termometrit shfaqen në profilin e Fitbit dhe mund të integrohen me indikatorë të tjerë të shëndetit.

Kompania gjithashtu do të përdorë fuqitë AI të çipit Tensor G3 për të sjellë një funksionalitet të ri kërkimor. Mjafton të vizatoni një rreth mbi diçka që shfaqet në ekran dhe inteligjenca artificiale do të kërkojë për imazhin, tekstin apo çfarëdo që gjendet në hapësirën që keni rrethuar.

Një tjetër funksionalitet AI është Photomoji e cila shëndërron fotot e preferuara në emoji ose reagime. Magic Compose është njëlloj si Magic Editor por aplikohet vetëm për tekstin.

Së fundi Google ka lançuar një ikonë Quick Share e cila tregon listën e pajisjeve që gjenden pranë dhe që mund të ndani përmbajtje me to. Google po punon që ta bëjë këtë funksionalitet të disponueshëm edhe për kompjuterët Windows.

Për të shoqëruar përditësimin, Google lançoi një ngjyrë të re mente për Pixel 8 dhe Pixel 8 Pro.