Përdorimi i drogës shkak për rritjen e kriminalitetit dhe sëmundjeve

Numri i përdoruesve të drogës në vëndin tonë nuk njeh rritje ndërkohë që shqetësues është fakti se të rinjtë vazhdojnë të mbeten përdoruesit kryesor të saj.

Shefi i repartit të Toksikologjisë në QSUT, Zihni Sulaj, në një intervistë për Ora News shpjegon rreth pasoja që lë droga në shëndetin e njeriut.

Droga është një ndër shkaktarët kryesor të shtimit të krimeve dhe përdorimi i lëndeve narkotike ndikon drejtëpërdrejtë në shëndetin e njeriut.

Mjekët thonë që pasojat e saj në te shumtën e rasteve janë të parikuperueshme.

Shefi i repartit të Toksikologjise në QSUT, Zihni Sulaj, në një intervistë për Ora Neës flet rreth pasoja që vijnë nga përdorimi i saj.

Zihni Sulaj: Problemet janë të shumëfishta. Ato lidhen me intoksikimin akut, lidhen me mbidozën dhe overdozën, lidhen me çrregullimet e ankthit dhe me crregullime sjellore deri në psikoza dhe probleme të komplikuara të menaxhimit të tyre shpesh të shoqëruara me vdekje.

Sipas tij shqetësues mbetet fakti se ka nje shtim të përdoruesve të drogave të forta.

Zihni Sulaj: Grupmosha më e prekur është gupmosha 18-25 vjeç. Kryesisht tek ne 92 % janë meshkuj, pjesa tjetër janë femra.

Përsa i përket konsumimit të drogave të forta kemi një ndryshim. Kemi një ulje të përdorimit të  heroinës në shifra të ndjeshme dhe një rritje të përdorimit të substancave psikoaktive, stimuluse sidomos të kokainës./Oranews.tv/

Përveç drogave tradicionale i janë shtuar tregut droga të tjera të përdorura në laborator, ato quhen drogra sintetike. Në vendin tonë ende nuk kanë hyrë gjerësisht.

Mjekët bëjnë thirrje për parandalimin në kohë të përdorimit të drogës pasi kjo është e vetjma zgjidhje për të shpëtuar jetë.

Ndërkohë strategjia kombëtare e luftës kundër drogës “18-22” ku janë të përfshira disa institucione dhe e cila lidhet dhe me strategjinë e qeverisë për luftën kundër kanabisit ka përfunduar dhe pritet të ketë intervenime konkrete në parandalimin me anë të informimit, edukimit dhe trajtimit rreth dëmeve që sjell përdorimi i këtyre substancave./Mesazhi/