Përdorimi i Inteligjencës Artificiale për kredi dhe hipoteka është një rrezik i madh, paralajmëron shefja e BE-së

Parlamenti Evropian miratoi të mërkurën rregullat e propozuara të IA. Ndërkohë disa ekspertë kanë paralajmëruar se IA mund të çojë në zhdukjen e njerëzimit.

Shefja e konkurrencës e BE-së, ka thënë se diskriminimi është bërë një shqetësim edhe më urgjent, për shkak të avancimit të inteligjencës artificiale, sesa zhdukja njerëzore. Margrethe Vestager i tha BBC-së se duheshin “parmakë mbrojtës” për të kundërshtuar rreziqet më të mëdha të teknologjisë. Ajo tha se kjo ishte e rëndësishme që Inteligjenca Artificiale të përdorej për të ndihmuar në marrjen e vendimeve që mund të ndikojnë në jetesën e dikujt, si për shembull nëse dikush aplikojn për një hipotekë.

Parlamenti Evropian miratoi të mërkurën rregullat e propozuara të IA. Ndërkohë disa ekspertë kanë paralajmëruar se IA mund të çojë në zhdukjen e njerëzimit.

Në një intervistë ekskluzive me BBC, zonja Vestager tha se potenciali i Inteligjencës Artificiale për të përforcuar paragjykimet ose diskriminimin, i cili mund të përmbahet në sasitë e mëdha të të dhënave të marra nga interneti dhe të përdorura për të trajnuar modele dhe mjete, ishte një shqetësim më urgjent.

“Ndoshta “rreziku i zhdukjes” mund të ekzistojë, por unë mendoj se gjasat janë mjaft të vogla. Mendoj se rreziqet e IA janë më shumë se njerëzit do të diskriminohen dhe nuk do të shihen si ata që janë”.

“Nëse është një bankë që e përdor atë për të vendosur nëse unë mund të marr një hipotekë apo jo, atëherë sigurohuni që të mos diskriminoheni për shkak të gjinisë ose ngjyrës suaj apo kodit tuaj postar”, tha ajo.