Rritja e tij erdhi kryesisht nga reagimet dhe kritikat që shkaktoi marrja e kontrollit të Twitter nga pronari i ri Elon Musk.
Numri i përdoruesve aktivë në rrjetin social Mastodon ka rënë me më shumë se 30 përqind që kur piku ndërsa rënia po vazhdon e qëndrueshme sipas të dhënave të postuar në uebsajtin e saj.
Në javën e parë të Janarit ishin vetëm 1.8 milionë përdorues aktivë, një rënie e ndjeshme nga 2.5 milionë në fillim të Dhjetorit.
Mastodon është një rrjet social open-source i cili hostohet në servera të pavarur dhe që kohët e fundit është parë si një alternativë e Twitter.
Rritja e tij erdhi kryesisht nga reagimet dhe kritikat që shkaktoi marrja e kontrollit të Twitter nga pronari i ri Elon Musk.
Për shumë përdoruesi Mastodon siç duket nuk ka arritur të përmbushë nevojat e tyre siç bënte Twitter ndërsa ekspertët thonë se është tepër i komplikuar për të zëvendësuar këtë të fundit.
Përpara se Musk të merrte kontrollin e Twitter, Mastodon kishte 500 mijë përdorues aktivë në fund të Tetorit. Nga mesi i Nëntorit ky numër u rrit në afro 2 milionë përdorues aktivë.
Rritja vijoi përgjatë Nëntorit duke shtuar deri në 130 mijë përdorues të rinj në ditë. Ky trend rritjeje agresive shfaqej në momentet kur Elon Musk merrte një vendim kontrovers siç ishte pushimi i mijëra punonjësve, ndryshimi i politikave të verifikimit, rikthimi i Donald Trump apo mbyllja e llogarive të gazetarëve.
Të dhënat nga Google sugjerojnë se pati një rritje të kërkimeve për Mastodon në Prill të 2022 kur Musk kishte njoftuar se është bërë aksioneri më i madh i Twitter. /PCWorld Albanian







