Performanca e Intel Core i7-14700K lë në hije paraardhësin

Krahas numrit më të lartë të bërthamave, procesorët Raptor Lake Refresh pritet të kenë edhe frekuenca më të larta.

Procesorët e ardhshëm Raptor Lake Refresh të Intel po tërheqin vëmendje të madhe dhe një raportim i fundit shton pritshmëritë duke zbuluar nivelet e performancës së modelit Core i7-14700K.

Ky procesor do të ketë numër më të lartë bërthamash sesa i7-13700K dhe si rezultat deri në 18 përqind më shumë performancë sesa paraardhësi sipas përdoruesit të Twitter @wxnod.

Rritja e performancës me një bërthamë është më pak impresionuese prej vetëm 4 përqind megjithatë mund të ketë impakt në video lojëra.

Në Cinebench R23 i7-14700K regjistroi 36296 pikë me të gjitha bërthamat dhe 2192 pikë për një bërthamë procesori.

Krahas numrit më të lartë të bërthamave, procesorët Raptor Lake Refresh pritet të kenë edhe frekuenca më të larta.

Më poshtë mund të shikoni rezultatet krahasuese në Cinebench R23 të procesorëve të tjerë si Core i9-13900K dhe Ryze 9 7950X.

Spekulohet se Core i7-14700K do të ketë 20 bërthama, që përbën një rritje me katër bërthama krahasuar me Core i7-13700K. Këto katër bërthama do të jenë efikasiteti njohur edhe si E-Cores të cilat mbështetin proceset që kërkojnë fuqi më madhe procesorike.

Kujtojmë se çipet e reja Raptor Lake Refresh do të jenë të pajtueshme me folenë ekzistuese të procesorëve LGA1700 dhe bordet si Z690, B660, Z790 dhe B760.

Pllakat amë në fjalë do të kenë nevojë për një përditësim BIOS që të funksionojnë me gjeneratën e 14-të të procesorëve Intel.