Përfundon edhe për sot kërkimi për dy policët e zhdukur

Sapo ka përfunduar për sot kërkimi në lumin Lepenc për dy policët e zhdukur.

As dita e pestë e kërkimit për dy policët e zhdukur pas aksidentit që ndodhi të shtunën, nuk dha ndonjë rezultat.

Këto kërkime i ka përcjell për së afërmi sot edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili u shpreh i pakënaqur që ende nuk janë gjetur policët.

Ndryshe, duhet cekur se për të lehtësuar në kërkimin e tyre, sot hidrocentralet në Brezovicë kanë bllokuar rrjedhën e ujit.

Ky veprim është ndërmarrë në koordinim me Policinë e Kosovës.