Përfundon mbledhja e PDK-së, ja çka u diskutua

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë dhe e Këshillit Drejtues të PDK-së, në të cilën ka marrë pjesë edhe kreu i partisë Kadri Veseli.
Pas përfundimit të mbledhjes, e cila u konsideruar si e rregullt, Dlerta Deliu e kësaj partie tha se brenda takimit është diskutuar për procesin e zgjedhjeve lokale, të parapara të mbahen më 22 tetor.
Ajo nuk ka treguar nëse është folur për emra konkret për kandidatët e PDK’së për kryetar komunash, por ka thënë se një pjesë e emrave që do ti paraqesë kjo parti do të ketë kandidat të rijn, shkruan Gazeta Express.
Po, sipas Deliut në garë do të vazhdojnë të jenë edhe disa nga kryetarët e komunave që deri tash ka drejtuar PDK’ja e të cilët janë treguar të suksesshëm.
“PDK do të garojë me platformë më të mirë ku edhe do të dal si partia e parë”, ka deklaruar Blera Deliu pasi ka dalë nga mbledhja, trasmeton Express.
Ndryshe, kjo mbledhje ishte thirru nga kryetari Kadri Veseli, dhe ka zgjatur rreth dy orë.