Përfundon pjesa e parë: Liverpool – Real Madrid 0:0

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Liverpoolit dhe Real Madridit me rezultat 0:0.

45 minutat e para nuk prodhuan shumë raste, në përjashtim të një shtylle të goditur nga Sadio Mane nga afërsia e zonës, transmeton lajmi.net.

Në anën tjetër, “Los Blancos” shënuan një gol përmes Karim Benzemas, por që u anulua për pozicion jashtë loje

45’ minutat e dyta pritet të jenë më konkrete nga të dyja skuadrat për ta zgjidhur çështjen e fituesit.