Perime verore të mbushura me oriz
Përbërësit:
2 speca për mbushje
2 domate të mëdha
2 patëllxhanë
1 qepë e grirë
3 qepë të njoma
1 domate në kubikë
1 thelpi hudhër
1 patate
1 dorë nene
200 gr oriz
200 ml ujë
Vaj ulliri
Kripë, piper, nenexhik
Majdanoz, kopër, rozmarinë
Për salcën:
1 lgj salcë koncentrat
200 ml ujë
Vaj ulliri
Kripë, piper
Përgatitja:
Pastrojmë perimet për t’i bërë gati për mbushjen. Pjesën e brendshme të domateve e grijmë në rende dhe së bashku me tulin e patëllxhanëve e kalojmë në një blender duke e kthyer në salcë. Kaurdisim qepët e grira imët, shtojmë salcën me domate dhe patëllxhanë, hudhrën dhe orizin. I kaurdisim për pak minuta dhe më pas shtojmë pak ujë. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe bimë aromatike. Me masën e përgatitur mbushim specat, domatet, patëllxhanin dhe i vendosim në një tavë. Hollojmë një lugë salcë të koncentruar me një gotë ujë, shtojmë kripë dhe piper të zi dhe e hedhim në tavën me perime të mbushura. Në qendër vendosim dhe një patate të prerë. E vendosim tavën të piqet në furrë të nxehtë në temperaturën 180 gradë Celsius./MC/Shqiptarja/








