Përleshjet mes minatorëve në Çad lënë të vdekur mbi 100 persona

Përleshjet midis minatorëve informalë të arit në një pjesë të largët të Çadit verior kanë lënë rreth 100 të vdekur dhe 40 të plagosur, ka thënë Qeveria.

Ajo që filloi si mosmarrëveshje e zakonshme mes dy individëve, degjeneroi”, ka thënë ministri i Mbrojtjes, Daoud Yaya Brahim, për agjencinë e lajmeve AFP.

Distrikti malor, Kouri Bougoudi pran kufirit me Libinë tërheq minatorët nga i gjithë Çadi dhe fqinjët e tij.

Përplasjet ndodhën javën e kaluar, por detajet kanë dalë tani.

Qeveria dërgoi një mision në zonën e prekur, rreth 1000 kilometra në veri-lindje të kryeqytetit, ku dolën lajmet për dhunë.

Një kontingjent i madh ushtarak ka rikthyer qetësinë në zonë, ka thënë ministri.

Ai shtoi se përleshjet ishin mes njerëzve nga Mauritania dhe Libia.

Por javën e kaluar, Mahamat Nour Ibedou, kreu i Komisionit Kombëtar të të Drejtave të Njeriut të Çadit, tha se ushtarët që u dërguan për të ndërhyrë “qëlluan mbi njerëzit”, citon AFP të ketë thënë atë.

Ai, dhe një lider i opozitës, thanë se numri i të vdekurve është 200, por autoritetet e mohojnë këtë dhe thonë se nuk janë përgjegjës, raporton AFP.

Të gjitha aktivitetet e nxjerrjes së arit në Kouri Bougoudi tani janë pezulluar. /koha