Përmbytet varka, vdesin 7 migrantë në Turqi

Varka që transportonte më shumë se 70 migrantë u përmbyt në Liqenin Van kur iu afrua qytetit të Adilceva, thuhet në deklaratë.

Pesë persona u gjetën të vdekur në vendin e ngjarjes dhe dy të tjerë vdiqën në spital.

Zyra e guvernatorit tha se ekipet e reagimit të urgjencës dhe zhytësit e policisë u dërguan menjëherë në vendin e incidentit.

Nuk është e qartë pse migrantët po udhëtonin me një varkë, dhe jo përmes transportit rrugor.

Liqeni Van është afër Iranit, por shtrihet tërësisht brenda kufijve të Turqisë.

Në Turqi janë rreth 3.6 milionë refugjatë sirianë, megjithëse teknikisht ata janë vetëm nën “mbrojtje të përkohshme”, sepse qeveria nuk u ofron atyre statusin e refugjatit zyrtar.

Bashkimi Evropian e ka financuar Turqinë me qindra miliona dollarë, në mënyrë që të mbajë refugjatët në territorin e saj. /REL