Përmbytje të mëdha kanë nisur në disa rajone të Pakistanit pasi autoritetet indiane lëshuan papritur ujë nga rezervuarët në lumin Jhelum, pa dhënë asnjë njoftim paraprak për palën pakistaneze.
Sipas autoriteteve lokale, niveli i ujit në Jhelum është rritur ndjeshëm, duke përmbytur zona bujqësore dhe duke detyruar dhjetëra familje të evakuohen nga shtëpitë e tyre.
Banorët e zonave të prekura shprehin shqetësim të madh se situata mund të përkeqësohet nëse India vazhdon të lëshojë ujë pa koordinim dhe paralajmërim. “Ne kemi frikë se përmbytjet do të shtrihen edhe në zona të tjera nëse prurjet nuk ndalen,” tha një banor i Rajaurit për mediat lokale.
Autoritetet pakistaneze kanë bërë thirrje për vëmendje emergjente dhe kanë filluar masat e para për të minimizuar dëmet, duke përfshirë zhvendosjen e popullsisë dhe sigurimin e ndihmës së parë.
Tensionet midis Indisë dhe Pakistanit janë rritur kohët e fundit, dhe kjo situatë pritet të shtojë më tej shqetësimet mbi marrëdhëniet dypalëshe, sidomos në çështjet që lidhen me ujërat ndërkufitare. /mesazhi



