​Përplasen tri automjete në tunelin e Kalimashit, 2 viktima e 3 të lënduar

Kanë vdekur dy persona dhe të tre të tjerë kanë mbetur të plagosur, si pasojë i një aksidenti në tunelin e Kalimashit, ku 3 automjete u përplasën me njëra-tjetrën.

Policia ka bërë të ditur se drejtuesit e automjeteve janë shtetas të Kosovës.

“Rreth orës 17:45, në tunelin e Kalimashit, janë përfshirë në një aksident rrugor automjetet tip “Benz” me drejtues shtetasin A. B., banues në Tropojë, automjeti tip “Ford”, ku udhëtonin shtetasit S. O., N. O., dhe I. L., banues në Kosovë, si dhe autoboti me drejtues shtetasin Sh. S., banues në Kosovë. Nga aksidenti kanë humbur jetën 2 shtetas, ndërsa 3 shtetasit e tjerët po marrin mjekim dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit”, njoftoi policia në një informacion për mediat.